Sot në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për FIBA Kampionatin Evropian, Shtetet e Vogla, si dhe grupmoshat e reja në të dyja konkurrencat.
Për herë të parë në vendin tonë do të mbahet FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave, përcjell Abresh.info.
Vashat Dardane ndodhen në Grupin A, ku do të ndeshen me Qipron dhe Maltën.
Ndërkohë, në grupin tjetër janë caktuar: Norvegjia, Shqipëria, Andorra, Armenia. Ky Kampionat mbahet në kryeqytetin e Kosovës nga 25 deri më 30 qershor 2024.
Ndërkohë, Kosova U20 te meshkujt që garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë.
Kosova gjatë verës do të organizojë edhe FIBA Kampionatin Evropian, U18 te femrat, Divizioni C. Edhe vashat e reja të Kosovës do të ndeshen me Qipron dhe Maltën, kurse në Grupin B janë: Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani.
Në konkurrencën e meshkujve U18, Kosova është në Grupin B, së bashku me Estoninë, Poloninë, Islandën, Hungarinë dhe Zvicrën.
Kosova U16 te femrat është caktuar në grup me Sllovakinë, Ukrainën, Islandën dhe Turqinë. Ky Kampionat mbahet në Konya të Turqisë më 15-24 gusht 2024.
Në konkurrencën e meshkujve, Dardanët e rinj janë në grup me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Ky kampionat zhvillohet në Durrës të Shqipërisë.
Në short kanë qenë të pranishëm nga Kosova, Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Adriatik Rraci dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani./arbresh.info/
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...