Mbrojtësi i Francës, Raphael Varane e ka përshkruar Kylian Mbappen si një “alien të ri” pasi sulmuesi i Paris Saint Germainit i ndihmoi atyre të fitojnë Kampionatin Botëror.
Mbappe fitoi çmimin “FIFA Lojtari më i mirë i ri” për performancat e tij në Rusi, ku shënoi katër gola, përfshirë një në finalen e fituar 4 me 2 të Francës kundër Kroacisë, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/KMbappe/status/1018956967698747394
“Kam njohur disa alienë”, ka thënë Varane për L’Equipe. “Mendoj se kjo është hera e parë që jam takuar me një alien të ri”
“Normalisht, unë i takoj jashtëtokësorët kur janë 25 vjeç ose 30. Në Kampionatin Botëror, unë takova një të moshës 20-vjeçare”
“Gjithçka me të shkon më shpejtë. Kur flas taktikisht me të para ndeshjeve, unë nuk kam kohë për të përfunduar atë që dua të them sepse ai tashmë e kupton atë dhe e përvetëson”
Kylian Mbappe vazhdon të jetë një shënjestër e ‘Los Blancos’ dhe raporte të ndryshme pretendojnë se mund t’i bashkohet Varanes në Bernabeu./arbresh.info/
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...