Holandezi iu është përgjigjur kritikave nga Old Trafordi, pas një sulmi kundër Sunderlandit, i cili rezultoi në një top të kthyer mbrapa te Davi de De Gea.
Louis Van Gaal ju ka kërkuar fansave të Man Utd, që të kuptojnë se nuk munden gjithmonë të aplikojnë lojë ofensive.
Tifozët e ekipit, e shprehën frustrimin e tyre gjatë fitores së United ndaj Sunderland, të shtunën duke brohoritur “sulm, sulm, sulm”, kur Jonny Evans pasonte topin mbrapa te portieri David De Gea.
Por, përderisa Van Gal, shpreh mirëkuptim ndaj tifozëve, ai gjithashtu ka mbrojtur lojtarët e tij, për lojën e tyre, dhe insiston se loja mbrapa ndonjëherë mund të jetë opsioni i vetëm.
“Në atë moment ishte zgjidhja për lojtarët. Kur bën ndonjë gabim në mbrojtje është më shumë ose më pak gol kundër neve. Ju duhet ta shihni këtë gjithashtu edhe fansat duhet ta shohin këtë”, ka deklaruar Van Gal.
“Por, pajtohem me tifozët, se ne nuk duhet ta përdorim edhe aq portierin sepse kam parë gjithashtu moment kur ne mund të luajmë në një tempo më të lartë pa intervenuar me portierin. Por, portieri gjithashtu është në 11-shën e lojtarëve për ne”, ka shtuar ai.
“Ai mundet të përshpejtojë lojën dhe ndonjëherë zgjidhja është De Gea të luajmë përpara. Natyrisht është më shumë në stilin anglez të luash lojë ofensive, por mendoj se tifozët janë ndarë të kënaqur me posedimin e lojës”.
United ballafaqohet sonte me Newcastle, dhe do të mundohen të marrin tri pikë, pasi që synojnë të përfundojnë në top katërshen e Premier Ligës.
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...