Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në konferencën për shtyp të mbajtur sot para sfidës me Chelsea, ka deklaruar se do të mundohen të kalojnë tutje në Ligën e Kampioënve.
Valverde në drejtimin e Barcelonës në La Liga, është duke korrur suksese të mëdha, duke barazuar rekordin e ish trajnerit të Barçës, Pep Guardiola, duke shkuar në 31 ndeshje pa asnjë humbje, gjë të cilën e ka përsëritur edhe Valverde.
Ai deklaroi se ndaj Chelseat do të jetë shumë vështirë, por do të mundohen të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Këto janë statistikat që kemi dhe të japin idenë se sa e vështirë është konkurrenca. Nuk është vetëm këtë sezon, por edhe më parë”.
“Ne do të përpiqemi të shënojmë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet ta dimë se sa i fortë është rivali”.
“Ata janë një ekip fizik që mbrohen mirë dhe mund të na shkaktojë probleme në kundërsulm. Nesër është një tjetër lojë dhe ne do të bëjmë atë që mundemi për të kaluar tutje”.
“Nuk jam i sigurt nëse duhet të llogarisim në këtë fakt, por e di se ndeshja e nesërme është e rëndësishme për të gjithë, për Messin, për mua dhe për të gjithë në Barcelonë”.
“Leo ndoshta nuk ka pasur fat kundër Chelseat, por kjo është një e kaluar”, ka thënë Valverde. /arbresh.info/
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...