Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka përshkruar përfundimin në pozitën e pestë të Lionel Messit në garën për Topin e Artë si “absurde”.
Messi është një fitues i pesëfishtë i këtij çmimi dhe e ka ndarë atë në dhjetë vitet e fundit me rivalin e tij afatgjatë, Cristiano Ronaldon, por mesfushori Luka Modric siguroi çmimin e madh mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/OptaJose/status/1067895942609809408
Kjo është hera e parë që Messi përfundon jashtë top treshes që nga viti 2006 për shkak se Ronaldo, Griezmann dhe Kylian Mbappe kanë përfunduar para tij.
Edhe pse ka ngurrur për të dhënë plotësisht mendimin e tij ndaj rezultateve, ai konkludoi që ishte e vështirë të shohësh Messin në pozitën e pestë
“Nuk dua të flas rreth kësaj, nëse ishte mirë apo gabim ose se si përfundoi çmimi”, tha fillimisht ai.
“Mendoj që njerëzit që kanë votuar për të duhet t’i përgjigjen asaj. Të gjithë kanë mendimin e tyre. Për ne është absurde”
“Ne e urojmë Modricin për fitoren”
Barcelona do të pres në Camp Nou skuadrën Cultural Leonesa për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/32 në Kupë të Mbretit./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...