Ernesto Valverde ka dhënë së fundmi një deklaratë befasuese rreth superyllit Cristiano Ronaldos.
Trajneri i Barcelonës ka shprehur pa siguri nëse mungesa e tij do të bëjë Real Madridit më të dobët duke shtuar se gjiganti katalunas ishte në një situatë të ngjashme sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di nëse kjo do t’i bëjë ata më të dobët”, ka thënë fillimisht spanjolli.
“Ne ishim në një situatë të ngjashme vitin e kaluar [me Neymarin] dhe në fund skuadra u rrit dhe u bë edhe më e fortë”

Ronaldo finalizoi transferimin sensacional te Juventusi për 100 milionë euro në fillim të kësaj vere.
33-vjeçari debutoi në Serie A në fitoren 3 me 2 ndaj Chievos të shtunën e vikendit të kaluar./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...