Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së Fadil Vokrrit.
Legjenda e futbollit shqiptar sot ndërroi jetë, pas një komplikimi shëndetësor.
E gjithë bota e futbollit shqitpar dhe botëror kanë reaguar me telegrame ngushëlluese, një ndër ta edhe Valon Berisha.
Ai ka reaguar në rrjetin social Instagram për vdekjen e Vokrrit, duke thënë se ai do t’i mungojë spektrit të futbollit kosovar.
“U prehsh në paqe legjendë. E kisha nderi që të kam njohur, do na mungosh shumë”, u shpreh Berisha në postimi e tij.
Valon Berisha është një prej emrave eminent të përfaqësueses së Kosovës. /arbresh.info/

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë