Valon Behrami është duke u përballur me një situatë aspak të lehtë sa i përket ndeshjeve play-off me Kombëtaren e Zvicrës.
Udinese ku aktualisht luan ai, është kundër paraqitjes së tij me kombëtaren shkaku i lëndimit.
Por Behrami tashmë ka marr vendimin edhe pse duhet të pushojë nga 20 deri në 25 ditë.
“Kam shumë presion, natyrisht nga klubi im, Dita e parë pas lëndimit ishte e vështirë. Klubi dëshiron që unë të mos rrezikoj. Në bisedime me ta, unë ua kam bërë të ditur si trajnerit të Udineses ashtu edhe klubi se sa janë të rëndësishme këto ndeshje për mua”.
Me mundësi Behrami mund të mos jetë në ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut në fushë nga minuta e parë, por për ndeshjen kthyese ai pritet të jetë medoemos në fushë.
“Kush vendos për ty se a do të luash? Unë! Natyrisht me stafin mjekësor këtu. Unë e marr përsipër përgjegjësin për këtë. Gjithmonë unë e them fjalën e fundit. Jam 32 vjeç, e di trupin tim.
“Për mua këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, të rëndësishme edhe për karrierën time”.
“Shumë e rëndësishme për mua është që në ndeshjen kthyese të enjten të jem në formë 100 për qind. Nëse jam 90 për qind nuk do të futem në fushë”, ka thënë Behrami.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit