“YLLI I JAVËS” për xhiron e 22-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Llapi, Valmir Veliu.
Sulmuesi anësor i llapjanëve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 3:0.
Ai shënoi dy gola në këtë ndeshje duke qenë më i merituari për fitoren e 11-të të skuadrës së tij në këtë edicion.
Për Valmir Veliun kjo është hera e dytë në këtë edicion që shpallet “Ylli i Javës”, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në javën e 10-të, kur po ashtu kishte shënuar dy gola.
Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar KF Llapi që ta përforcojë pozitën e katërt në renditje në BKT Superligë me 39 pikë, duke e ruajtur hapin me skuadrat e kreut në garën për titull./Arbersh.info
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...