Usain Boltit i ofrohet një kontratë profesionale nga një klub

13:43 | 21 Tetor 2018

Sipas super agjentit Ricky Simms, Usain Boltit i është ofruar një kontratë profesionale nga skuadra në A-League, Central Coast Mariners.

Qysh pasi Bolt u pensionua nga atletizmi, sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave është përpjekur vazhdimisht për të siguruar një kontratë që të bëhet një futbollist profesional, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Real Madridi planifikon transferimin e yllit 80 milionësh të Chelseas

Një raport së fundmi nga ‘ESPN’  është zbuluar se Simms ka pranuar që fituesit të tetëfishtë i medaljes së artë olimpike i ishte ofruar një kontratë profesionale nga klubi në A-League.

32-vjeçari shënoi dy gola gjatë një ndeshje testuese javën e kaluar, gjë që bëri tifozët e klubit të bëjnë thirrje që t’i ofrojnë sprinterit xhamajkan një kontratë profesionale.

“Mund t’iu konfirmoj se Usainit i është ofruar një kontratë profesionale nga klubi Central Coast Mariners”, ka thënë Simms për ‘ESPN’.

Bolt së fundmi ka refuzuar një kontratë profesionale të ofruar nga skuadra malteze, Valletta FC.

Pavarësisht lajmit se Mariners i kanë ofruar një marrëveshje mbretit të atletikës, trajneri Mike Mulvey bëri më të mirën e tij për të hedhur poshtë këto spekulime.

“E vlerësoj se sa e rëndësishme është kjo storie për të gjithë botën. Ju jeni duke folur vetëm për spekulime, unë nuk di asgjë rreth asaj që ju jeni duke folur dhe kjo është e vërteta”

Sidoqoftë, Bolt tani do të ketë shans për të realizuar përfundimisht ëndrrën e tij që të bëhet një futbollit profesional./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara