Përkundër angazhimeve të mëdha në futboll, mesfushori kosovar nuk e harron asnjëherë familjen.
Granit Xhaka është duke bërë karrierë jashtë vendit, por ai nuk e harron asnjëherë familjen e tij, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar, i cili aktualisht luan për Arsenalin, ia ka uruar sot ditëlindjen gjyshes së tij përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
“Urime ditëlindja Gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që ne të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjet, mbretëresha jonë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social, Instagram.
Xhaka e përfaqëson Zvicrën në futboll, por nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij dhe postimin e ka bërë në gjuhën shqipe.

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...