Manchester United vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar të verës për futbollistë.
Së fundmi ‘Djajtë e kuq’, janë duke synuar ta përforcojnë repartin e mesfushës. Emri i ri në listën e Unitedit, është talenti i Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Sipas asaj që shkruan ‘Bild’, skuadra angleze tanimë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të gjermanëve. Kampioni aktual i Ligës së Evropës ka ofruar 45 milionë euro për shërbimet e Weigl.
Dortmund ende nuk iu është përgjigjur kësaj oferte por besohet se do ta refuzojë atë. Verdh e zinjtë kërkojnë së paku 60 milionë euro që ta lënë të lirë reprezentuesin gjerman.
21-vjeçari Weigl shihet si zëvendësuesi adekuat i Michael Carrick në ‘Old Traford’.
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin