Manchester United ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas një performance të shkëlqyer ndaj Club Brugges në udhëtim që rezultoi me fitore prej 4-0.
United e startoi mirë takimin, teksa në formacion nuk mungoi belgu i lindur në Kosovë, Adnan Janzuaj.
Në minutën e 20-të ishte një pasim i Depay ai që rezultoi me një gol mjeshtëror nga Rooney për 1-0. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e dytë United e masakroi klubin belg. Rooney realizoi pas një pasim të Herreras dhe aksioni mirë të organizuar për 2-0, teksa hettrikun e kompletoi në minutën e 57-të pas asistit të Matas.
Rooney kështu iu kundërpëgjigj më së miri kritikëve se po kthehet në formën më të mirë për t’i ndihmuar klubit.
Nga ana tjetër Ander Herrera e fundosi krejt klubin Belg, duke realizuar për 4-0 në minutën e 63-të.
Se Chicharito ishte i pa fat, e tregoi minuta e 81-të kur ai huqi edhe një penalti.
United në Ligën e Kampionëve kualifikohet me rzultat të përgjithshëm prej 7-1 pas dy ndeshjeve ndaj klubit belg.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...