Sipas Daily Star, Manchester United thuhet se janë afër të nënshkruajnë me portierin e Interit, Samir Handanovic.
Portierit slloven i është ofruar një kontratë e mirë për të joshur atë që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e ekipit nga Old Traffordi.
Portieri 30 vjeçar, i cili është një ndër lojtarët kryesorë të Interit në dy sezonet e fundit, është duke shqyrtuar mundësinë që në verë të largohet nga Giuseppe Meazza.
United e kanë ndjekur Handanovicin për një kohë të gjatë, dhe tani sipas Daily Star ata janë të vendosur për të bërë një ofertë të mirë e cila do të kënaqë lojtarin dhe Interin.
Kartoni i Handanovic është vlerësuar rreth 16.2 milionë funte dhe për atë është në garë edhe Arsenali.
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik
FFK garanton siguri për tifozët rumunë
Një polic i lënduar në veri
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, po...
Dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar...
Finalja e Europa League, formacionet zyrtare