Manchester Unitedi ka dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.
Djajtë e Kuq do të kishin shpenzuar shumë për objektivat e duhura këtë afat kalimtar, por nuk arriti ta transferojë asnjërin nga ta.
Megjithatë, mungesa e aktivitetit të transferimeve të Unitedit nuk kishte të bënte me fondet, pasi drejtuesit ishin gati të shpenzonin.
Sipas mediumit britanik The Guardian, Djajtë e Kuq do të kishin paguar 100 milionë funte apo 111 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit, Varane.
Kryetari i Unitedit, Ed Woodward u takua me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por erdhi asgjë përfundim i mirë nga ky takim.
Klubi gjithashtu ishte gatshëm të sjellë edhe Diego Godinin nga Atletico Madridi pavarësisht nga mosha e tij, por u vlerësua se lojtari nuk donte të largohej nga klubi.
Në radarin e Unitedin ishin edhe mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire dhe ai i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, por asnjëri nuk u transferua. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...