Manchester United ka pësuar një humbje të thellë nga Tottenham Hotspur, me rezultatin 0-3, në kuadër të Javës së gjashtë të Premier League.
Ndeshja e zhvilluarr në “Old Trafford” është u dominua nga skuadra mysafire, që ka kaluar në epërsi herët në ndeshje.
Tottenham e ka hapur serinë e golave qysh në minutën e tretë me Johnson.
Për Manchester United, gjërat janë përkeqësuar kur kapiteni Bruno Fernandes është përjashtuar nga fusha në minutën e dyzet e dy, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë epërsi minimale, por vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kulusevski e ka rritur avantazhin e Tottenham në 2-0.
Goli i tretë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e tetë kur Solanke e ka vulosur fitoren e Tottenham.
Pas kësaj humbje, Manchester United gjendet në pozitën e dymbëdhjetë në tabelën e Premier League, ndërsa Tottenham në vendin e tetë. Tabela kryesohet nga Liverpool./rtk
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi