Manchester United ka pësuar humbje 1-0 nga Nottingham Foresti në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Anthony Elanga, ish-lojtari i Djajve të Kuq, kaloi Forests në epërsi me asistimin e Yates.
Diogo Dalot kishte dy shanse të mira shënimi, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte ato.
Në minutën e parë shtesë, Morato i vendasve testoi Andre Onanan, por që kamerunasi ishte i vëmendshëm.
Pjesa e dytë ishte shumë e varfër, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin raste serioze për gol.
Kështu, Nottingham ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.
Pas javës së 30-të, Manchester United gjendet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të takohen me rivalin lokal, Manchester Cityn.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...