Trajneri i Arsenalit, Unai Emery raportohet të ketë vetëm një muaj në dispozicion për t’iu shmangur shkarkimit pas barazimit 1 me 1 të së dielës ndaj Wolves.
Kjo ishte hera e tretë brenda një jave që “Topçinjtë” humbën pikë nga një pozitë fitues kundër skuadrës që pritej se do t’i mposhtin dhe tani trajneri spanjoll është nën një presion të madh si nga tifozët e klubit ashtu edhe figurat prapa skenave, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali ishte detyruar të mohoj thashethemet javën e kaluar se drejtori i futbollit Raul Sanllehi ka zhvilluar bisedime me trajnerin Jose Mourinho për të emëruar atë në pozitën e trajnerit si zëvendësues të Emeryt në Emirates.
Teksa pronari Stan Kroenke besohet se dëshiron t’i jap më shumë kohë ish trajnerit të PSG-së, The Mirror raporton se kjo nuk besohet se do të ndodhë dhe në rast se Arsenali në arrinë qëllimin e tyre për të përfunduar në top katërshe para Krishtlindjeve, Emery do të shkarkohet.
Raporti sugjeron se përveç Mourinhos, trajner të tjerë potencial për zëvendësimin e tij janë Patrick Viera, Massimiliano Allegri dhe Mikel Arteta./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026