Samuel Umtiti është një nga lojtarët më të spikatur të Barcelonës këtë sezon.
Qendërmbrojtësi i pëlqen mjaft shumë Jose Mourinhos, klubi i të cilit tashmë është përpjekur ta transferoj atë në merkaton që shkoi.
Umtiti, me një klazuolë prej 60 milionë eurosh dhe një rrogë prej 4 milionë në sezon, po vëshgohet mjaft shumë nga United.
Takimet mes Yannick Umtiti, vëllai dhe agjenti i lojtarit, me përfaqësuesit e klubit anglez janë mjaft konstante. United janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, i cili është bërë i padiskutueshëm në Barcelonë dhe ekipin kombëtar të Francës.
Përvec kësaj, ata ofrojnë një pagë prej 9 milionë euro neto në sezonë, një shifër mjaft e madhe kjo.
Menaxherët e Manchesterit vijnë shumë shpesh në ‘Camp Nou’ për të shikuar zhvillimin e lojtarit francëz. Poashtu edhe ‘dora e djathtë’ e presidentit Ed Woodward ishte në stadium për të parë ndeshjën mes Barcelonës dhe Atleticos./IndeksOnline/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...