Baseli do të përballet me FC Sion në mbrëmjen e së premtes në kuadër të Superligës zvicerane.
Para ndeshjes, trajneri i Baselit, Marcel Koller ka dalur me një konferencë për shtyp ku ka folur në mes të tjerash edhe për futbollistin nga Kosovas, Edon Zhegrova, shkruan Zëri.
Zhegrova debutoi nga minuta e parë për Baselin në fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Grasshoppers.
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Grasshoppers, por që i mungoi vetëm goli.
Ndërkaq, në konferencën për shtyp, Koller ka thënë se Zhegrova ka ende vend për përmirësim.
“Zhegrova është një djalosh i ri që ka aftësi të mira dribluese dhe shpejtësi të mirë. Ai ka cilësi individuale, por që duhet të përmirësohet ende në lojën kolektive dhe driblim”, tha fillimisht Marcel Koller.
Gjithashtu, Koller shtoi se Edoni mund të përmirësohet ende.
“Por, ai është vetëm 20-vjeçar dhe ka vend për t’u përmirësuar”, shtoi trajneri i kampionit të shumëfishtë evropian.
Prej transferimit në shkurt te Baseli, Zhegrova ka bërë katër paraqitje në Superligën zvicerane, ku në total ka luajtur 113 minuta.
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...