Ukraina dhe Anglia duan kualifikimin në gjysmëfinale

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 21: The Henri Delaunay Cup is seen at Wembley Stadium during the UEFA EURO 2020 Launch Event at City Hall on September 21, 2016 in London, England. (Photo by Christopher Lee - UEFA/UEFA via Getty Images)

20:07 | 3 Korrik 2021
A. B.

Kombëtarja e Ukrainës dhe ajo e Anglisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Euro 2020.

Tre Luanët luajnë ndaj ukrainasve në takimin e çerekfinales i cili pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në Stadio Olimpico të Roms.

Ekipi i Andriy Shevchenko vjen si befasi në këtë fazë, por dëshiron të vazhdojë me befasi dhe të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, ekipi i Gareth Southgate ka bindur thuajse në çdo ndeshje dhe pasi shihet si njëri nga favoritët, dëshiron ta fitojë këtë ndeshje dhe të shkojë sa më lart që mundet në këtë Kampionat Evropian.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Anglia, befasia e vetme është vendosja titullar e Jadon Sanchos, i cili deri më tani ka luajtur vetëm shtatë minuta.

Formacionet zyrtare

Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Mykolenko; Sydorchuk, Zinchenko, Shaparenko; Yarmolenko, Yaremchuk.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Sterling; Kane.