Kosova fillon mbrëmjen e sotme (e hënë) ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020.
Kombëtarja jonë nis rrugëtimin e tyre drejtë turneut tejet të rëndësishëm me takimin në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë, shkruan portali arbresh.info.
Derisa kanë mbetur afër dy orë para ndeshjes, UEFA ka publikuar një supergol të Milot Rashicës në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter.
Faqja gjermane e organit drejtues të futbollit në rrjetin social Twitter ka postuar golin e anësorit nga Vushtrria të shënuar në fitoren e thellë 5 me 0 kundër Maltës.
Rashica realizoi golin e fundit në atë takim si mysafirë gjatë minutës së 86′.
Ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Bullgarisë fillon në ora 20:45./arbresh.info/
#MondayMotivation à la Milot #Rashica ??? #KOSBUL @kosovanfooty @FFK_KS @werderbremen pic.twitter.com/fCMp1FTGp6
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) March 25, 2019
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...