Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje perfekte për Përfaqësuesen e Zvicrës.
‘Helvetikët’ ishin duke pësuar 0-2 humbje nga Belgjika në shtëpi, ndërsa arritën një rikthim sensacional duke triumfuar në fund 5-2.
Ndër lojtarët më meritor për këtë sukses të Zvicrës të cilët kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Grupin A, ishte Xherdan Shaqiri me dy asistime.
E në momentin e shënimit të golit të pestë, pasimi i Xherdanit tek Mbabu me thembër ishte magjik.
Kjo ka bërë që faqja zyrtare e kampionatit evropian ‘2020 UEFA Euro 2020’, të publikoj këtë video.
UEFA e ka ngritur në qiell Xherdanin duke i pyetur tifozët e futbollit nëse ishte lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve.
Edhe pse shumica e komentuesve ishin shqiptarë, kishte edhe nga kombësitë tjera që pajtoheshin që Shaqiri ka qenë lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...