Propozimi nga ana e FIFA-s që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet, ka ngjallur shumë reagime.
Sportistët janë ndarë në dy grupe, disa lojtarët e kundërshtojnë një ide të tillë sepse nuk do ketë mundësi pushimi për ta nëse Kupa e Botës zhvillohet çdo dy vjet dhe do ishte një lodhje e tepruar për futbollistët që luajnë në shumë kompeticione, ndërsa disa të tjerë e mbështesin sepse do ketë më shumë mundësi për ekipet afrikane.
Megjithatë, një gjë e tillë po kundërshtohet edhe nga UEFA. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin në një intervistë ka bërë të ditur sërish qëndrimin e tij kundër FIFA-s sa i përket organizimit çdo dy vjet të Kupës së Botës.
“Planet e FIFA-s që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet do të bllokohet nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së shoqatave të futbollit. Këto propozime do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër. UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë derisa të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe planet të braktisen”, nënvizoi Ceferin.
UEFA statement on proposals for a biennial World Cup ⬇️
— UEFA (@UEFA) September 22, 2021
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...