UEFA gabon me flamurin e kombëtares shqiptare (Foto)

09:36 | 22 Qershor 2016
Arbresh Info

Organi qeverisës i futbollit në botë, UEFA ka bërë një gabim tjetër, por kësaj radhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Në disfatën e Shqipërisë të pësuar 2-0 ndaj Francës, UEFA në faqen zyrtare gaboi rezultatin duke lënë atë 0-0 edhe për disa orë pasi përfundoi ndeshja, shkruan portali arbresh.info.

Gabimi i fundit ka të bëjë gjithashtu me kombëtaren shqiptare, të cilës iu vendos flamuri kuqezinj tek Austria. Në paralajmërimin e ndeshjes mes Islandës dhe Austrisë, UEFA vendosi flamurin shqiptar në vend të atij austriak./arbresh.info

Screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale