Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që nga edicioni i ardhshëm do të shtohet edhe një skuadër tjetër që do të marrë pjesë në garat evropiane.
Në dy edicionet e fundit Kosovën e kanë prezantuar nga dy skuadra në Evropë.
Indeksonline ka kontaktuar zyren e mediave në UEFA në lidhje me këtë çështje por ata nuk e kanë konfirmuar vendimin për të shtuar një skuadër.
“Në këto momente, nuk kemi ndonjë informacion shtesë në lidhje me ndryshimin e sistemit për ciklin e ardhshëm” është përgjigjur UEFA për Indeksonline, duke bashkëngjitur listën e skuadrave që do të garojnë edicionin e ardhshëm në kompeticionet e saj.
Edicionin e ardhshëm Kosova do të jetë i vetmi shtet që do të përfaqësohet me vetëm dy klube, gjithë shtetet tjera kanë nga 3 klube e më tepër
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike