Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat të ngushtë 1:0, në ndeshjen e parë miqësore, e cila u zhvillua, të mërkurën, në Kampin Nacional në Hajvali.
Dardanet dominuan që nga fillimi i takimit, duke krijuar shumë raste, por golin e avantazhit dhe të fitores e arritën në minutën e 28-të kur Elona Paci shënoi për 1:0, përcjell Arbresh.info.
Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit tentuan sërish për të gjetur rrugën e rrjetës, por nuk arritën të konkretizojnë rastet e krijuara.
Në anën tjetër, Mali i Zi krijoi një rast të mirë, por Djella Mehmeti e përkushtuara për të mbrojtur portën e Kosovës, nuk lejoi që të barazohej rezultati dhe si rrjedhojë ndeshja u mbyll me shifrat 1:0.
Kosova ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi e zhvillon të premten nga ora 10:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FFK-së në YouTube./Arbresh.info
Rasti tragjik në Pejë, Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt v...
Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për procesin e qetë zgjed...
Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në Reça...
Aksident me teleferik në Itali, 100 persona shpëtohen me hel...
Rama: Do të ishte mirë të kemi një mbledhje mes dy qeverive,...
Ngjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të ...