Dje u raportua për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon skuadra e futbollit e Rahovecit.
Kjo kishte shtyrë që Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, që të vihen në lëvizje për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për vazhdimin e papenguar të garave gjatë sezonit pranveror.
Në takimin e sotëm të ish futbollistëve, dashamirësve të KF Rahovecit dhe punëtorëve sportiv, e ku mori pjesë edhe kryetari i komunës, Latifi, u zgjodh kryetari i ri i KF Rahoveci, Gazmend Daka.

Në diskutimet e të pranishmëve u ra në ujdi që të bëhen përpjekje maksimale për tejkalimin e gjendjes së vështirë në këtë klub me traditë më të gjatë se tetë dekada.
Në diskutimet e të pranishmëve u shpreh qartë l lidhja emocionale që dashamirësit e futbollit në Rahovec kanë për këtë klub. Duke shprehur bindjen se kryetari i ri Gazmend Daka do të arrijë ta konsolidojë kryesinë dhe ta çojë drejt sukseseve këtë klub, kryetari i komunës Smajl Latifi siguroi se “mbështetja e institucionit të Komunës nuk do të mungojë, duke synuar ofrimin e kënaqësisë për tifozët e flaktë “Vreshtarët” të KF Rahoveci”. /Telegrafi/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...