Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka bërë të ditur se sot është duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i klubit.
Portieri nga Korça gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin e treguar.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtueseve në tërësi. Me një përkujdesje shembullore, sot po kryejmë edhe analizat me të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa problem. Më vjen shume keq që nuk mundem t’iu kthej përgjigje të gjithëve. Faleminderit dhe ju dua shumë!”, ka shkruar 31-vjeçari.

Stivi Frashëri u sulmua brutalisht të dielën nga tifozët gjilanas, gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani, e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Portieri i Ballkanit përfundoi pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital, për t’u liruar më pas në orët e mbrëmjes.
Vlen të theksohet se deri më tani janë të arrestuar pesë persona për këtë rast.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...