Al-Ittihad dhe Al-Nassr u vunë përballë sot (e premte) në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit arab, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve.
Kjo ndeshje mori vëmendjen e shumë tifozëve para se gjithash për faktin se Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo u takuan edhe një herë tjetër.
Dy ish-legjendat e Real Madridit u paraqitën për 90 minuta në këtë derbi madje të dy shënuan nga një gol.
Pas përfundimit të sfidës, Benzema foli pak për periudhën sa ka luajtur së bashku me Ronaldon duke ndarë një pjesë të asaj çfarë biseduan.
“Është e bukur ta shohësh Cristianon, ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku. Nëntë vit tek Real Madridi, gola, trofe”.
“Ne i uruam njëri-tjetrit fat për të ardhmen me klubet tona dhe të vazhdojmë të bëjmë diferencën”, ka thënë Benzema.
Pas golave që shënuan në këtë sfidë, Benzema tashmë kap shifrën e 10 golave të realizuar në kampionat, teksa ka edhe tri asistime.
Ronaldo po ashtu në anën tjetër ka 10 gola të shënuar ndërsa ka edhe dy asistime të dhuruara për bashkëlojtarët./Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...