Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2024/25 në futbollin e femrave.
Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, përcjell Arbresh.info.
Ajo uroi përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, duke iu ofruar edhe përkrahjen e institucionit.
Edicioni 2024/25 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 1 shtator 2024.
Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:
Superliga:
Kosova VR – Dukagjini
Ulpiana – Malisheva
Mitrovica – Llapi
Liga e Parë:
Prishtina – Bazeli 2015
Presingu – Jakova
Feronikeli – Intelektualet
Vizioni – Deçani
Liga U17 – Grupi A:
2 Korriku – Kosova VR
Bazeli – Presingu
Llapi – Ferizaj
Prishtina – pushon
Liga U17 – Grupi B:
Deçani – Feronikeli
Shtime – Mitrovica
16 Qershori – Istogu
Dukagjini – pushon
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...