Prishtina e Re arriti të shpallet kampion në Ligën e Parë, pas një sezoni dominues nga fillimi deri në fund në grupin B të kësaj lige.
Pas suksesit historik, mëngjesin e sotëm ata u pritën në një takim nga kryetari i kryeqyteti, Përparim Rama, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij takimi në një intervistë për Arbresh.info, drejtori sportiv i klubit Sami Boroci foli rreth këtij suksesi, si dhe rrugëtimit që i pret në Superligën e Kosovës.
Ky klub u themelua pesë vite më parë dhe për drejtorin sportiv të këtij është një arritje, duke marrë parasysh se shumë njerëz kanë qenë pesimist për këtë skuadër.
Boroci tregoi rrugëtimin e Prishtinës së Re, nga Liga e tretë e deri në këtë pikë.
Edhe pse për një kohë të shkurtër arritën gjithë këto suksese, ai thotë se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë bërë punë tek Prishtina e Re.
Më tej, ai foli edhe për ambiciet e Prishtinës së Re në Superligën e Kosovës.
Pas 27 xhirosh të luajtura në Ligën e Parë, grupi B, Prishtina e Re grumbulloi 69 pikë, dhe u shpall kampion me dy pikë më shumë se Vushtrria./Arbresh.info/DrilonHalili
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...