Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë

19:51 | 26 Mars 2026
D.H

Turqia ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës ndaj Rumanisë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kadioglu në minutën e 53-të, pas një asistimi magjik nga Arda Guler, shkruan Arbresh.info.

Rumunët patën rastë ta barazojnë menjëherë takimin por goditja e Hagit nuk shkoi në portë.

Rumania pati një tjetër mundësi të artë të shënoj por topi u ndal në shtyllë. Deri në fund turqit u mbajtën dhe siguruan finalen e play-offit të Kupës së Botës.

Aty do ta presë fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale