Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj San Marinos në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.
Kombëtarjaa shqiptare u shfaq dominuese që në minutat e para të takimit.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 14-të falë golit të realizuar nga kapiteni Zekaj, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.
Skuadra kuqezi nuk u ndal, por vazhdoi të ushtronte presion në zonën e San Marinos. Në minutën e 30-të, Egzon Kajbe dyfishoi shifrat pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, duke e bërë rezultatin 2-0. Pak minuta para përfundimit të 45 minutave të para, kapiteni Zekaj realizoi edhe golin e tretë për Shqipërinë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.
Ky rezultat nuk ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për Shqipërinë.
Në ndeshjen e paradites të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova mundi Andorrën me rezultatin 2-1. Sfidat e treta të këtij turneu do të luhen më 25 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shqipëria do të përballet me Kosovën në takimin e fundit në ora 15:00, ndërsa takimi i orës 11:30 do të jetë ai mes San Marino – Andorra.
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme