Gjuajtësi turk Yusuf Dikec nuk kishte nevojë për pajisjet speciale për ta fituar medaljen e argjendtë në stilin “gjuajtje me armë” në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Me njërën dorë në xhepin e pantollonave, 51-vjeçari e fitoi medaljen e argjendtë duke shënuar një moment historik, e pastaj për t’u bërë sensacion në internet.
Shumica nga gjuajtësit veshin mbrojtës të mëdhenj në vesh dhe vizore mbi njërin sy për ta ndihmuar fokusimin, që në fakt e redukton edhe shkëlqimin e dritës.
Megjithatë, Dicek vendosi ta anashkalojë pajisjen e teknologjisë së lartë duke mbajtur vetëm disa tapa të vogla të verdha dhe një palë syze.
Pasi e fitoi të argjendtën, turku deklaroi shkurtimisht: “Unë gjuaj me të dy sytë, shumica e gjuajtësve e bëjnë vetëm me një”./rtk
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë