Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, favorizohet brenda drejtuesve të Real Madridit për të pasuar trajnerin Carlo Ancelottin kur të largohet.
Ndërsa ka një marrëveshje deri në vitin 2024, puna e Ancelottit është në dyshim me Real Madridin larg nga Barcelona në garën për titull.
Kështu, mediat sugjerojnë se ‘Carletto’ do të duhet të fitojë Ligën e Kampionëve për të qëndruar në krye të ekipit sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës BILD, Tuchel është kandidati kryesor i Real Madridit për të zëvendësuar italianin.
Gjermani ka marrë mësime në gjuhën spanjolle që para Krishtlindjeve. Tuchel gjithashtu ka bërë të ditur se do të dëshironte të dëgjonte oferta nga Atletico Madrid.
Gjithashtu në listën e ngushtë të bordit drejtues është trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso dhe argjentinasi Mauricio Pochettino.
Trajneri i Real Castillas, Raul Gonzalez është një tjetër emër që ka mbështetësit e tij brenda bordit drejtues. /Telegrafi/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike