Thomas Tuchel ka dhënë komentet e tij pas shortit të Ligës së Kampionëve.
Paris Saint Germain do të ketë përballë skuadrën nga Serie A, Atalanta, dhe trajneri Tuchel pret një përballje të vështirë.
Përkundër kundërshtarit, trajneri gjerman beson se PSG është aty për të fituar, edhe pse dihen kualitetet e Atalanta.
“Atalanta janë skuadër spektakolare”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Ata bëjnë presing të lartë dhe shënojnë shumë gola. Duhet të jemi gati dhe të luajmë me kujdes”, ka shtuar trajneri gjerman.
“Jemi në çerekfinale dhe jemi këtu për të fituar”, ka bërë të ditur Tuchel.
Atalanta shkatërronte skuadrën e Valencia në fazën paraprake, kurse tani do të ketë një test më serioz, që quhet PSG.
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë