Lionel Messi dhe Inter Miami i tij nuk do ta fitojnë titullin e kampionit në MLS, së paku jo këtë vit.
Atlanta United janë përkujdesur për befasinë më të madhe të sezonit duke e eliminuar Inter Miamin pas fitores në ndeshjen e tretë me rezultat 3-2.
Jamal Thiare shënoi dy herë dhe Bartosz Slisz shënoi me kokë në minutën e 76-të për t’i dhënë fitoren e madhe Atlantas, derisa u bënë të pavlefshëm golat nga Rojas dhe Messi për skuadrën vendase.
Kësisoj Messi dhe Inter Miami eliminohen nga ‘Play-Off’ i MLS dhe nuk do të mund të konkurrojnë për trofeun e kampionatit.
Kjo ishte befasia më e madhe e sezonit, pasi Inter Miami ishte favoriti kryesor për ta fituar titullin. /Telegrafi/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...