Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka pasur një vit të jashtëzakonshëm sikurse individualisht ashtu edhe në klub e përfaqësuese.
Për mbrojtësin dardan, lirisht mund ta quajmë si vitin më të suksesshëm në karrierën e tij pasi fitoi titullin kampion me Napolin dhe Superkupën e Italisë, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nisi në muajin mars, ku Rrahmani së bashku me kombëtaren e Kosovës, arriti ta eliminojë Islandën në play-offin e Ligës së Kombeve për t’u kualifikuar në Ligën B.

Amir Rrahmani në ndeshjen e parë ishte më i dalluari me notën 8.1, sipas Flashscore. Po ashtu edhe në ndeshjen e dytë, ai pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me 7.3.
Në muajin maj, Amir Rrahmani me Napolin arritën ta fitojnë Serie A në një betejë të fort me Interin. Napoletanët pas 38 xhirove grumbulluan 82 pikë, kurse zikaltrit 81 sosh.

Amir Rrahmani në Serie A edicionin 2024/25 luajti të gjitha ndeshjet, pra 38 sosh ku ishte vendimtar në suksesin e Napolit. Ai realizoi një gol dhe dhuroi tri asistime.
Ky ishte titulli i dytë për Amir Rrahmanin pas atij të fituar në vitin 2023.

Falë super paraqitjeve, mbrojtësi dardan u përzgjedh në ‘Formacionin e vitit’ në Serie A.
Ai ishte krah Bastonit të Interit.

Në muajin shtator, Amir Rrahamni pësoi dëmtim i cili e mbajti jashtë fushave për afro dy muaj, por pavarësisht kësaj me t’u rikthyer në fushat e blerta tregoi edhe një herë rëndësinë e tij për klubin e kombëtaren.
Rrahmani ishte shtylla e mbrojtjes dardane në dy ndeshjet e nëntorit me Slloveninë e Zvicrës, ku Kosova siguroi kualifikimin historik për play-offin e Botërorit.
Përveçse me Kosovën, ai është edhe shtylla e mbrojtjes së Napolit ku zakonisht mungesa e tij vërehet jashtëzakonisht.
Ashtu sikurse e nisi vitin edhe e mbylli me sukses. Në fund të dhjetorit, Amiri fitoi edhe Superkupën e Italisë.
Rrahmani në gjysmëfinale ndaj Milanit, ishte lojtari më i vlerësuar me notën 7.6, sipas FlashScore.
Derisa edhe në finale bëri paraqitje fenomenale ndaj Bolognas, ku ekipi i tij triumfoi 2-0 për ta fituar Superkupën. Ai pati notën 7.7.

Për gjithë këto suksese, mbrojtësi i Kosovës u nderua edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës ku në gala mbrëmjen e “Laureatëve të Vitit” u nderua me çmimin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...
“Po punohet për identifikimin e viktimave”, ambasadori Latif...
Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qe...
Nesër nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...