Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli raportohet se janë të gjithë duke kërkuar nënshkrimin me mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.
Bazuar në gazetarin sportiv Alfredo Pedulla të ‘Sportitalias’, Hysaj ka një klauzolë të blerjes prej 50 milionë euro, e cila shihet e përballueshme në sytë e treshes angleze, transmeton portali arbresh.info.
Pedulla shpjegon se Chelsea tashmë është takuar “disa herë” me agjentin e shqiptarit Mario Giuffreddin pasi “Blutë” e konsiderojnë 24-vjeçarin “perfekt” për Premierë Ligë derisa e ardhmja Davide Zappacostas në Stamford Birdge nuk është e sigurt.
Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të jetë në garë edhe me United, i cili ngjashëm është “shumë i interesuar” dhe dëshiron transferimin e tij si zëvendësues të Matteo Darmian derisa synojnë gjithashtu të lënë pas gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve – Liverpoolin.
Hysaj ka bërë 41 paraqitje për Napolin këtë sezon duke mbuluar madje edhe krahun e majtë pas dy lëndimeve serioze të Fauzi Ghoulamit./arbresh.info/
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...