Legjenda e Juventusit, David Trezeguet ka zbuluar se do të jetë i lumtur nëse Cristiano Ronaldo thyen rekordin e tij me gola në klub.
Trezeguet së fundmi është intervistuar nga ‘La Stampa’ dhe ishte pyetur se si do të reagonte në rast se Ronaldo thyen rekordin e tij prej 171 golave të shënuara brenda 10 sezoneve, transmeton portali arbresh.info.
“Duhet ta thyej rekordin tim? Nuk është fare problem, do të isha krenar”, ka thënë Trezeguet.
“Nuk kam qenë asnjëherë xheloz ndaj rekordeve të të tjerëve, imagjinoni sikur ky të tejkalohet nga dikush, ai do të ishte kampion. Deri në qershor, unë isha francezi më i ri që kam shënuar në një finale të Kampionatit Botëror”
“Tani, ai djalë është Mbape dhe kështu shkojnë gjërat. Jam i lumtur që është tejkaluar kjo nga një djalosh që ka një të ardhme të ndritur”
Ronaldo startoi te Juventusi në ndeshjen e tyre të parë këtë edicion në Serie A kundër Chievos dhe pritet të startoj edhe në takimin ndaj Lazios mbrëmjen e sotme./arbresh.info/
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...