Trepça ka arritur ta mposht Prishtinën në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në hendboll.
Në palestrën “Minatori”, në praninë e një numri të madh shikuesish, skuadra nga Mitrovica fitoi me rezultat 32:29.
Ndeshja e dytë luhet në Prishtinë dhe Trepçës do t’i mjaftonte vetëm një fitore apo një barazim nga ndeshja kthyese, për ta siguruar finalen e plejofit.

Më i dalluari në fitoren e Trepçës ishte Deniz Terziqi që shënoi 11-të gola, derisa nga shtatë gola realizuan Lulëzim Shabani dhe Yassine Henahen.
Mbi 1800 shikues në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit mes Trepçës dhe Prishtinës.

Besa Famgas në gjysmëfinalen tjetër luan të enjten në orën 17:00 kundër Vushtrrisë./Arbresh.info/
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...