Trepça ka shënuar fitoren e radhës në elitën e basketbollit kosovar duke mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 86-77.
Mitrovicasit krijuan epërsi të thellë në periudhën e parë prej 16 pikëve, dhe gjatë tërë ndeshjes arritën të mos lejojnë kundërshtarin të kthehet në lojë, derisa në fund triumfuan me nëntë pikë dallim, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në fitoren e kampionës në fuqi ishte Drilon Hajrizi me 24 pikë. Loëjë të mirë bëri edhe Vining i cili luajti me 14 pikë.
Kurse tek Rahoveci 029 u dallua Pullian me 19 pikë.
Trepça pas 20 ndeshjeve ka 17 fitore dhe prinë në tabelën e klasifikimit, kurse Rahoveci është i fundit me gjashtë fitore e 14 humbje.
Ndeshjen e radhës në kampionat mitrovicasit e luajnë në udhëtim tek Prishtina, kurse ‘vreshtarët’ e presin Yllin.
Para takimit me Prishtinën, ‘Xehetarët’ e luajnë finalen e Kupës së Kosovës ndaj Bashkimit të mërkurën./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...