Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 75:79 (14:15, 22:21, 17:22, 22:21), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe përfundon 14:15 në të mirë të mysafirëve. Edhe periudha e dytë ishte mjaft e barabartë dhe përfundon 22:21 për vendasit dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:36.
Bardhekaltrit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në shtatë pikë, 47:40, por mitrovicasit nuk dorëzohen dhe kalojnë në epërsi 49:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48. 10 minutat e fundit ishin mjaft dramatike. Trepça kishte epërsi deri në 17 pikë, 57:74, por prishtinasi me një seri prej 18:0, kalojnë në epërsi 75:74. Koljeviq me pesë pikë në fund ishte vendimtar dhe hero në fund, ku Trepça triumfon në fund 75:79. Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe 12 humbje.
Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime.
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...
Konjufca: Liria kombëtare ishte parimi kryesor i Rexhep Qosj...
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...