Google ADS

Trepça transferon mbrojtësin me shumë përvojë Labinot Ibrahimin

22:04 | 10 Qershor 2024
D.H

Trepça ka filluar të mobilizohet për rikthim në Supeligën e Kosovës në futboll.

Disa minuta më parë skuadra nga Mitrovica ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit me shumë përvojë, Labinot Ibrahimi, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Trepçës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

37-vjeçari ka qenë pjesë e disa skuadrave të mëdha në elitën e futbollit kosovar si Prishtina, Feronikeli, Malisheva.

Ai ka luajtur edhe për Arbërinë teksa stinorin e fundit ka qenë pjesë e Ulpianës.

Ibrahimi karrierë ka bërë edhe në Shqipëri tek skuadra e Partizanit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale