Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça po vazhdon konsolidimin për sezonin e ri.
Skuadra nga Mitrovica ka arritur marrëveshje me basketbollistin, Batin Tuna, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ‘xehetarët’ përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Tuna ka qenë pjesë e skuadrës nga Superliga e Turqisë, Tofas.
Ai më këtë skuadër është paraqitur në të gjitha gjeneratat dhe ka qenë pjesë e Champions League me këtë klub.
Tuna tek skuadra gjelbërt e zi do të paraqitet si lojtar vendor.
Kujtojmë se Trepca këtë sezon do të marr pjesë në kualifikimet për Champions League./Arbresh.info/
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit