Trepça fitoi gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 80:65 (18:17, 23:11, 23:17, 16:20).
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me vendasit që kishin epërsi të lehtë, por kjo pjesë përfundoi 18:17. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë, ku shkuan në pushim me shifrat 41:28.
Pjesa e dytë ishte e barabartë, megjithatë, mitrovicasit ruajtën epërsinë dhe kontrolluan lojën, duke mos e rrezikuar fitoren, për të fituar në fund, 80:65.
Te vendasit u dalluan Michael Myres Jr me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Tekele Cotton me 21 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e katër kërcime, ndërsa te mysafirët Donte Clark me 19 pikë.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi-Peja, ku sfida e parë zhvillohet të dielën në Prizren./rtk
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...