Trent Alexander-Arnold ishte dukshëm i emocionuar gjatë festimeve të Liverpoolit për titullin e Ligës Premier.
The Reds e mbyllën sezonin me barazimin 1-1 kundër Crystal Paloaces në Anfield.
Pasi hyri në ndeshje në pushimin e pjesës së parë, ai u prit ngrohtësisht nga turma e Anfield, një ndryshim i dukshëm nga javët e kaluara kur u përball me fishkëllima mes spekulimeve për largimin e tij.
Pas ndeshjes, Alexander-Arnold u pa në lot teksa puthi stemën e Liverpoolit dhe ngriti trofeun e Ligës Premier, duke shënuar fundin e lidhjes së tij 20-vjeçare me klubin.
Bashkëlojtarët e tij ndanë përqafime dhe fjalë mbështetjeje, ndërsa anglezi do t’i bashkohet Real Madridit në muajin e ardhshëm.
Ai do të shkojë direkt në Kupën e Botës për Klube, për të synuar trofeun e parë me Los Blancos. /Telegrafi/
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...