SV Werder Bremeni siguroi një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë duke fituar kundër FC Schalkes 04.
Mirëpo, ishte goli spektakolar nga Milot Rashica që ktheu lojën plotësisht në favor të skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Florian Kohfeldt kundër një rivali të fuqishëm si Schlake, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Kosovës vazhdoi formën e tij të lartë edhe në takimin e mbrëmjen të së mërkurës duke realizuar një supergol nga distanca.
Por, para se topi të përfundonte në qoshe të rrjetës së portierit Alexander Nubel, tre lojtarë të skuadrës nikoqire kishin bërë përpjekje për ta ndalur goditjen nga ylli i ri kosovar derisa po zhvillohej minuta e 65′ në Veltins Arena ndërkohë që në linjë ishte edhe një lojtar tjetër nga departamenti i mbrojtjes së Schalkes
Rashica ka shënuar tetë gola deri tani në Bundesliga gjatë këtij viti duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e fundit nga skuadra e tij.
Më poshtë ose duke klikuar këtu mund ta shikoni golin “raketë” nga çdo kënd të Rashicës të postuar nga kanali zyrtar i Werder Bremenit në rrjetin social Twitter./arbresh.info/
https://twitter.com/werderbremen_en/status/1113792837160710145
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...