Prishtina është mposhtur nga Norrkopingu 0:1 sonte në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë eliminator të Europa Leagues, por ka dalë me kokën lartë me atë që tregoi në lojën e sotme në “Adem Jashari”, ku e rrezikoi disa herë kundërshtarin.
Norrkopingu ka shënuar kur më së paku pritej, pasi nuk pati raste.
Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson, ka deklaruar se skuadra e tij ishte më fat që mposhti Prishtinën në ndeshjen e kthimit në stadiumin ‘Adem Jashari’. Norrkopingu kaloi në raundin tjetër të Ligës së Evropës, pasi mposhti edhe ndeshjen e dytë skuadrën nga Kosova. “Ishte ndeshje e vështirë, edhe pse patëm pak fat dhe shënuam fitore, deklaroi trajneri i skuadrës suedeze për Supersport pas ndeshjes.
Ai tutje refuzoi të fliste për ndeshjen, duke u ndalur të flas për përshtypjen e krijuar nga vizita e parë në Kosovë, ku u deklarua shumë i kënaqur për mikpritjen. “Nuk dua të flas për ndeshjen, por si na kanë mirëpritur, kemi parë shumë njerëz të mirë që na kanë pritur shumë mirë, dhe këtë gjë do ta kujtojmë edhe kur të kthehemi në Suedi”, ka shtuar Gustafsson,
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...